Ermal Mamaqi zbulon pseudonimin e Alketa Vejsiut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spektakli i kërcimit “Dance Albania” në Tv Klan është kthyer tashmë në një nga programet e shumëpritur të së hënës mbrëma. Veç kërcimeve e performancave të ndryshme, gjatë programit ka edhe shumë debate, por edhe thashetheme e shumë të pathëna që zbulohen ekskluzivisht në këtë spektakël.

Gjatë kësaj të hëne, anëtari i jurisë, Ermal Mamaqi zbuloi për herë të parë edhe pseudonimin e moderatores së emisionit, Alketa Vejsiu, e cila njihet nga familja e saj me emrin “Ketri”. Këtë e konfirmoi edhe vetë Alketa, e cils tregoi se familja e saj e thërret kështu.

Pjesë nga biseda në studio mes Ermal Mamaqit dhe Alketa Vejsiut:

Ermal Mamaqi: Ketri paska ditë?

Alketa Vejsiu: Është dita ime sot domethënë

Ermal Mamaqi: Alketa ti në mos gaboj e ke përmendur dikur që pseudonimi jot është ketër.

Alketa Vejsiu: Po e vërtetë.

Ermal Mamaqi: Nuk e di se çfarë të lidh ty me ketrin pse është kjo.

Alketa Vejsiu: Në familje më thërrasin shpesh kështu.

Ermal Mamaqi: Meqë qenka dita e Alketës sot, pra mbroni Alketat në botë. Ruani Alketat

You may also like