Ermal Mamaqi i bën pyetjen “ngacmuese”, Cindy Marina vihet në siklet

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur sportive, Cindy Marina, është një ndër konkurrentet më të komentuara të “Dance Albania”. Së fundmi, ajo është ngacmuar nga aktori Ermal Mamaqi lidhur me “vjehrrën” e saj.

Teksa balerini Dion i solli kek në prova të përgatitur nga vjehrra e tij, aq deshi Ermali dhe menjëherë nisi të “ngacmojë” Cindy-n për Jozefina Topallin.

Ermal Mamaqi e pyeti nëse Jozefina Topalli, di të gatuajë po aq mirë kek. Por si u përgjigj Cindy Marina? Moderatorja u shpreh: “Nuk e di, nuk jap komente për këtë”, tha ajo.

Kujtojmë që Cindy Marina është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genarin. Sa i takon marrëdhënies që ka me vetë Jozefinën, Cindy zbuloi para pak kohësh: “Marrëdhëniet me Jozefinën i kam të mira, ajo është një grua e mrekullueshme”.

You may also like