​Erdogan dhe Zelenskyy diskutojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

by admin
Spread the love

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një bisedë telefonike kanë diskutuar zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi.

“Liderët diskutuan në detaje zgjatjen e marrëveshjes së korridorit të drithërave të Detit të Zi gjatë bisedës telefonike të zhvilluar me kërkesë të presidentit Zelenskyy”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve, raportoi Anadolu Agency.

Gjatë bisedës, Erdogan theksoi se Turqia ka bërë “përpjekje intensive” për të ruajtur paqen.

Në fillim të kësaj jave, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, duke deklaruar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar në Stamboll, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, që ishin ndërprenë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt të vitit 2022.


Top Channel

You may also like