“Erdh nana jote, mos m’fol ma”, Fifi i bërtet me të madhe Granitit – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

13:17 | 3 Nentor 2021

Foto: YouTube

Të martën mbrëma u mbajt spektakli i javës së katër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Albania VIP”.

Surpriza për natën e mbrëmshme ishte e rezervuar për Granitin, të cilin e befasoi nëna e tij.

Ajo foli edhe për raportin e Granitit me këngëtaren kosovare, Fifin.

Ajo thotë se është e lumtur që të dy, si dy kosovarë, kalojnë mirë me njëri-tjetrin, duke e theksuar se i vjen mirë që janë shokë.

Ndërsa mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, situata mes dyshes u tensionua.

Këngëtarja zhvilloi një debat me Granitin, ku i tha këtij të fundit që nuk dëshiron të flet më me të.

You may also like