Epike: Presidenti i Interit thërret lojtarët nga Kina për t’i përgëzuar, Dimarco menjëherë ia kërkon paratë e premtuara!

by admin
Spread the love

Dje kishte momente festës së madhe për lojtarët e Interit pasi siguruar zyrtarisht titullin kampion, pas fitores në derbi ndaj Milanit.

Steven Zhang ka postuar një story në Instagram, në të cilin presidenti i Nerazzurrëve shihet në një video-telefonatë me Federico Dimarco i cili menjëherë i kërkon premion e titullit kampion: “Hajde Steven! Bonuset!”.

“Wow, 20. Çfarë numri!”, thotë presidenti më pas në një mesazh zyrtar.

“Sot është një ditë e veçantë, një ditë historike për të gjithë Familjen e Madhe Nerazzurre. Sot të gjithë tifozët e Interit në mbarë botën po festojnë pushtimin e Yllit të Dytë, një shenjë e pabesueshme që kemi bërë histori së bashku”.

/GazetaBlic Sport

You may also like