Endrick vendosi ndeshjen në Wembley: “Kam dëgjuar njerëzit që thonë se nuk do të jem askushi, ky është veç fillimi im”

by admin
Spread the love

Sulmuesi i ri i Palmeiras i Abel Ferreiras, Endrick i cili do të transferohet në Real Madrid gjatë verës, shënoi golin e fitores së Brazilit kundër Anglisë.

Endrick vulosi takimin miqësor dhe pas duelit u shpreh tejet i lumtur, por edhe i motivuar në të njëjtën kohë, përcjell GazetaBlic Sport.

“”Unë di shumë për atë që kam kaluar. Për fat të keq, dëgjova njerëz që thoshin se nuk do të isha askushi”, tha lojtari duke folur për gazetarët.

“Është vetëm fillimi, unë jam një djalë shumë i ri. Nuk kam fituar asgjë dhe duhet të luftoj edhe më shumë”, ka shtuar ai.

Ndeshja e ardhshme e Endrick me Brazilin është ndaj Spanjës të martën në mbrëmje.

/GazetaBlic Sport

You may also like