Endrick ishte afër transferimit tek Chelsea

by admin
Spread the love

Endrick ishte afër transferimit tek Chelsea, ka bërë të ditur babai i tij Douglas, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

“Morëm ftesën nga Chelsea, nga pronari dhe shkuam atje për ta vizituar klubin dhe vendin. Shikuam ndeshjen e Chelsea ndaj Arsenal, u takuam me Jorginho, Cesar Azpilicueta dhe Thiago Silva.

Megjithatë, agjenti i djalit tim më telefonoi atë mbrëmje, duke më treguar se pronari i Chelsea është tërhequr nga marrëveshja për transferimin e Endrick, ishin 60 milionë euro në total për një 16 vjeçar i cili do të transferohej në Angli dy vjet më vonë. Pastaj Real Madrid arriti dhe ndryshuan gjërat.”, tha babai i Endrick.

Sulmuesi është pjesë e Palmeiras në Brazil dhe në verën e ardhshme do ta kompletojë transferimin tek Real Madrid për 37.5 milionë euro.

You may also like