“Ëndërron” mesfushorin e Newcastle, Barça e gatshme të “sakrifikojë” Lewandowski-n

by admin
Spread the love

Barcelona me shumë mundësi do të shesë Robert Lewandowski-n në verë, për të transferuar Bruno Guimaraes nga Newcastle.

Sipas raportimeve të medieve britanike, mesfushori është i zemëruar me eliminimin nga Champions League dhe dëshiron të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube vitin e ardhshëm. Ndaj theksohet se ai mund të jetë i hapur dhe i gatshëm të dëgjojë ofertat nga Spanja.

“Katalanasit” nuk kanë mjaftueshëm para në “arkë”, ndaj afrimi i Guimaraes sjellë si nevojë që te Barcelona të ketë edhe “sakrifica”, pasi klauzola e lirimit të mesfushorit është plot 116.3 milionë euro, ndërsa emri që “Blaugranat” planifikojnë të nxjerrin në shitje është Robert Lewandowksi./ Super Sport

 


Top Channel

You may also like