“Endërroj kombëtaren e Shqipërisë”! Futbollistët shqiptarë të kombëtares së Malit të Zi: Presim ftesën

by admin
Spread the love

“Prej 7 vitesh jam në kombëtaren malazeze dhe secilën ditë mendoj që një ditë të jem për kombëtaren shqiptare. E kam ëndërr që të behem shqiptari i parë nga Mali i Zi, në kombëtaren shqiptare.”

Pavarësisht se aktivizohet me kombëtaren e moshave të Malit të Zi, Romario Camaj ëndërr ka kombëtaren shqiptare. Ai është pjesë e ekipit të Decicit të Tuzi, që këtë sezon po udhëheq në kampionatin malazez.

Këtë vit kemi një sukses të madh ku kemi një rekord prej 8 fitoreve radhazi dhe asnjë humbje. Më shumë se gjysma e ekipit jemi shqiptarë dhe ky është një hap i mirë për suksesin. Jemi të gjithë të gezuar dhe shpresoj të vazhdojmë më këtë ritëm”- tha Romario Camaj.

Pas 16 javeve kampionat, skuadra që perfaqeson Tuzin e shqiptarëve është në vendin e parë e ndjekur nga Budnocnosti i Podgoricës. Një rivalitet i egër që kalon përtej fushave të futbollit.

“Nuk është e lehtë të jesh pakicë në një shtet që ka paragjykime të tilla. Në përveç kundërshtarëve që kemi në fushë, në luftojmë edhe me paragjykime të tifozave dhe të strukturave shtetërore. Mirë po në dy vitet e fundit kemi luftuar për ti minimizuar”- tha Pal Dreshaj, president i Decic.

Falë edhe ndihmës së emigrantëve dhe presidencës, klubi u rikthye 4 vite më parë në Superligën e futbollit malazez dhe tani kërkon titullin kampion.

“Pas një rrugëtimi thuajse 100 vjeçar të klubit më në fund jemi afer titullit. Për këtë duhet pune nuk duhet të relaksohemi”- u shpreh Dreshaj.

Në pjesën e dytë të sezonit, Decic do ti luajë ndeshjet përpara tifozërisë shqiptare pasi stadium i ri është drejt përfundimit të punimeve.


Top Channel

You may also like