EMV i ka ofruar EVN-Home çmim prej 57 euro të energjisë elektrike

by admin
Spread the love

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janarqershor 2024 pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 57 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 95% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është rreth 7,5% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2023), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë.

 

Për mbulimin e 5% të mbetura nga sasia e përgjithshme e planifikuar, EVN Home kishte dy oferta edhe atë nga SHA EMV, me çmim të shitblerjes prej 120,01 euro për megavat-orë dhe nga kompania Sole 24 DOOEL me çmim prej 130 euro për megavat-orë. EVN Home vendosi që të mos pranojë asnjërën nga ofertat e arritura për këto sasi, që ta kufizojë ndikimin ndaj çmimit përfundimtar të energjisë elektrike. Në këtë drejtim do të bëhen përpjekje varësisht prej kushteve teknike dhe të motit, që këto sasi të prokurohen përmes MEMO me kushte më të volitshme sipas gjendjes momentale, vetëm nëse kjo është e nevojshme.

 

Për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike, Elektrodistribuimi pranoi ofertë me të volitshme nga SHA EMV edhe atë me çmim prej 105 euro për megavat-orë. Më herët ky çmim ishte 100 euro për megavat-orë.

 

Nën monitorim të plotë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me obligimet ligjore dhe metodologjinë paraprakisht të përcaktuar, në periudhën në vijim EVN Home do ta llogarisë çmimin e energjisë elektrike sipas parametrave hyrëse të paracaktuara.

Si gjithmonë, në çmimin përfundimtar hyjnë: : çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.



You may also like