Emocione të rralla tek Ardit Gjebrea që po bën një punë të shkëlqyer (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kësaj të diele, në emisionin “Ka Një Mesazh Për Ty” të Ardit Gjebreas, janë shkaktuar emocione të pafund dhe mund të llogaritet njëri nga emisionet më emocionalë të kësaj rubgrike. Në të vërtetë, javën e kaluar Shegushja kishte ftuar në emision gruan që mendonte se është nëna e saj, Nailen, por ajo nuk ka pranuar të vijë. Personi i dytë që ajo i drejtoi ftesën, Hermondi, është vëllai i familjes ku ajo është rritur, të cilës mendon se nuk i përket. Pas 8 vitesh larg, vëlla e motër takohen në studion “E diela shqiptare” në Tv Klan. Për fat të mirë, Hermondi pranon të bëjë analizën e ADN-së e cila rezulton se Shegushja dhe Hermondi nuk janë vëlla e motër, ndërsa Nailja është nëna biologjike e Shegushes.

Emocione të shumta te të gjithë shqiptarët që e ndoqën emision e kësaj të diele, por edhe një veprim tepër human i Arditit i cili sakrifikoi shumëçka që e vërteta të dalë në shesh. Pra, Nailja tani e ka edhe një vajzë të dytë, përkundër që e kishte rritur një fëmijë duke menduar se është fëmija i saj, e të cilën deri në vdekje do ta llogaritë si të sajën, informon portali Shtegu. Por, nënan Naile nuk ia mohon Shegushes të drejtën që ajo të mos jetë fëmija i saj, duke i lënë derën hapur edhe asaj. Emisionin që shkaktoi shumë lot te audienca më e gjerë, mund ta ndiqni në vegzën në vijim:

You may also like