Emisioni “25 minuta”: Fshati Konjarë e akuzon shtetin për ekocid

by admin
Spread the love

Azim Qerimi, banorë i fshatit Konjarë për emisionin “25 minuta” të Shqip ka deklaruar se ata nuk kanë ujë për të pirë dhe se u është shkatërruar e gjithë fusha. Ai thotë se aty ka gërmime të cilat janë të ndaluara, por se punimet ende vazhdojnë.

“Kjo është Konjare e Mesme. Aty ku gërmohet është zona Konjare e Mesme. Deri te ura nga atje e këndej,e tëra është Konjare e Mesme. D.m.th ata gërmojnë ilegalisht. Për shkak se ata kanë marrë koncesion për zonën Konjare të Poshtme. Ndërsa ata gërmojnë në Konjare të Mesme. D.m.th koncesioni është jolegal. Vendimi që u është dhënë, më herëtështë shfuqizuar. Ndërsa gjyqi ju ka propozuar që të gërmojnë akoma. Tani ju dhanë vendime që mos të gërmojnë, por të mbushin. Mirëpo ju e shini edhe vet se me çfarë toke e mbushin. E dini se sa kamionë me dhe ju kanë dhënë. Kjo është tokë shumë pjellore. Është toka më e mirë që ekziston. Tokë e klasit të parë”, ka deklaruar Azim Qerimi.

Ai ka thënë se edhe pse kanë ujësjellës, ata nuk pinë ujë që kur kanë filluar gërmimet, pra prej 10 viteve.
“Zoti mos e bëftë, ndokush të hedh ndonjë helm, të gjithëve në Konjare do të na helmoj. Fshati ka 450 nxënës në Konjare të Mesme. Ujë ose blejnë, ose sjellin prej në shtëpi. Në shkollë nuk mund të pihet ujë. D.m.th aq shumë jemi në hall të madh sa që është e pabesueshme…”, shtoi më tej Qerimi.

Qerimi tha se kanë patur bisedime me përfaqësues të partive politike, me ish kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa më keq janë pritur nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

MARKETING



You may also like