Emini pas fitores ndaj Drenicës: Do ta bëjmë maksimumin që Ulpiana të mbetet në Superligë

by admin
Spread the love

Ulpiana e befasoi Drenicën në ndeshjen e javës së 22’të të Superligës së Kosovës, duke marrë fitore komode në shtëpi me rezultat 3-1, pas një serie negative pa fitore.

Kjo fitore sikur ka ngjallur optimizëm edhe të futbollistët për ta vijuar pozitivisht kampionatin, duke ‘luftuar’ për të mbetur në Superligë.

I zotuar se do të punojnë fort për ta mbajtur ekipin në Superligë është edhe mbrojtësi Gentian Emini, i cili në një prononcim për Insportin tha: “Jami kthyer te fitorja e cila realisht me pak fat do të kishte ardhur disa ndeshje më herët, duke u bazuar në angazhimin dhe paraqitjen e ekipit. Së bashku me bashkëlojtarët, stafin teknik dhe kryesinë punojmë shumë dhe do të bëjmë maksimumin që Ulpiana të mbetet në Superligë”.

Ndryshe, në korrik të vitit që lam pas, mbrojtësi shtatlartë i Ulpianës nënshkroi kontratë të re me kohëzgjatje prej tri vitesh, që do ta mbajë atë deri në vitin 2024 në “Sami Kelmendi”.

Në tabelën e Superligës, Ulpiana gjendet në pozitën e 8’të me 22 pikë.

/Insporti.com

You may also like