Emigrantët e gomoneve ‘të vendosen në hotele me të paktën 3-yje’, urdhëron ministria e brendshme britanike, teksa ironizohet nga mediat (fotot)

by admin
Spread the love

Ministria e brendshme britanike duket se i ka urdhëruar nënkontraktorëve të çështjeve të emigrantëve se ata duhet të strehohen në hotele me të paktën 3-yje, teksa mediat vendase ankoheshin për absurditetin e shpenzimeve që tani arrijnë në 8mlm paundë në ditë për emigracionin.

E përditshmja Daily Mail shkruante se në një listë kërkesash të detyrueshme të ministrisë për kontraktorët përfshihej dhe “ambjentet e kontraktuara të akomodimit duhet të jenë me të paktën 3-yje”, pa zbuluar sesa hotele ishin lidhur me ministrinë e brendshme.

E përditshmja tjetër The Telegraph shkruante se ministria ka dhe një kontratë tjetër ku nuk përfshihen kërkesa për yjet e hoteleve.

Por vetëm kësaj jave ministrja Braveman tha në parlament se përdorimi i hoteleve është ‘i papranueshëm’ dhe se “nuk është e drejtë që taksapaguesit britanikë të përballojnë këto kosto”.

Një tjetër zëdhënës i ministrisë tha se shumë hotele nuk kanë kërkesë për numër minimal yjesh dhe se përdorimi i hoteleve është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Por kritikat thonin se kjo bisedë ka më shumë se 25 vjet që nuk ndryshon, dhe emigrantët janë gjithmonë të vendosur në hotele.

Deputeti konservator John Hayes tha se nuk është e drejtë që emigrantët të vendosen në hotele që nuk mund të përballohen nga shumica e njerëzve.

“Ne duhet të sigurojmë akomodim të pastër e të sigurt, por vetëm me kushtet bazë, në të vërtetë nuk duhet t’i vendosim ata në hotele”.

Çështja e sigurisë dhe sfidave ligjore kanë bërë që autoritetet të mendojnë vendosjen e tyre në baza ushtarake ose në anije banimi të konvertuara.

Më herët deputeti konservator Sir Edward Leigh akuzonte qeverinë për shpërdorim të parave publike me vonesat e konvertimit të bazës ushtarake Scampton në akomodim për azilantët.

Ministrja e brendshme Braverman u përgjigj: “Është e vërtetë që nuk mund të vazhdojnë të strehojmë mijëra emigrantë në hotele në të gjithë vendin”. Deklaratat e saj nuk janë pasur nga veprimet mbështetëse të pritura.