Emery rinovon kontratën me Aston Villan

by admin
Spread the love

Trajneri nga Spanja, Unai Emery do të jetë në krye të Aston Villas edhe për tri vjet.

Të martën, klubi nga Premier League ka bërë të ditur se Emery e ka rinovuar edhe për një vit kontratën e tij aktuale. Me rinovimin e kontratës, Emery do të jetë trajner i Aston Villas deri në verën e vitit 2027.

Tek Aston Villa janë të kënaqur me punën e Emeryt në klub dhe për këtë arsye kanë dashur ta mbajnë edhe më gjatë. Emery mori drejtimin e Aston Villas në nëntor të vitit 2022, duke e zëvendësuar Steven Gerrardin.

Edicionin e shkuar, Aston Villa përfundoi në pozitën e shtatë kurse këtë edicion po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve. Po ashtu, Aston Villa është kualifikuar edhe në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Olympiacosin e Greqisë.

You may also like