Eliminimi nga Kupa i trondit pankinën, Ksavi: Si ndihem? Mëse i qetë, unë stërvis fëmijë këtu…

by admin
Spread the love

Ksavi Hernandez pasi ka dalë jashtë luftë për titullin kampion për momentin, sheh që t’i sfumojë edhe gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit. Trajneri i Barcelonës e ka marrë edhe me doza ironie në fund të eliminimit, ndonëse brenda atyre fjalëve duket se po lindin edhe pakënaqësitë e para të tij, duke bërë që edhe pankina t’i lëkundet fort tani e në vazhdim.

“Si ndihem pas eliminimit? Mëse i qetë, sepse fundja e tillë është Kupa. Në ndeshje me eliminim direkt nuk lejohen gabimet dhe ai që bën të tilla e paguan duke dalë jashtë. Ne provuam të bëjmë atë çfarë kishim mundësi, por përballë gjetëm një skuadër shumë të organizuar e të fortë, e cila na mundi dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përgëzojmë. Në ‘San Mames’ janë të pakët ata që festojnë dhe ne nuk ia dolëm.

Lamine e shpërdoroi kualifikimin? Jamali ishte i mërzitur, pasi kishte një rast të mirë për të shënuar në fund të 90 minutave, por kush është ai që nuk ka gabuar. Këta janë, djem të rinj dhe duhet durim. Unë nga ana tjetër po tentoj të bëj çdo gjë dhe në përgjithësi jam i kënaqur, por mos harrojmë se kam në dispozicion fëmijë 16, 17 dhe 18 vjeç që sigurisht në të tilla nivele paguajnë disi. Gjithsesi, tani është e kotë që të flasim më shumë”, tha Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like