Eliminimi befasues, Jurgen Klinsman shkarkohet nga pankina e Koresë së Jugut

by admin
Spread the love

Jurgen Klinsman është shkarkuar nga pankina e Koresë së Jugut për shkak të eliminimit befasues në gjysmëfinalet e Kupës së Azisë nga Jordania. Me anë të një komunikate zyrtare, KFA (Federata e Futbollit të Koresë së Jugut) bën të ditur se gjermanit i mungonin aftësitë si lider. 

“Kemi vendosur të ndryshojmë trajnerin e ekipit kombëtar pas një vlerësimi të kujdesshëm që kemi bërë. Klinsman nuk arriti të shfaqte aftësitë menaxhuese dhe lidershipin që pritej nga një trajner i ekipit kombëtar. Qëndrimi dhe konkurrueshmëria e tij si trajner nuk i përmbushën pritshmëritë tona. Kështu që vendosëm të ndryshojmë përpara eliminatoreve të Botërorit 2026”, shprehet Chung Mong-gyu, kreu i futbollit koreanojugor.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like