El Salvador shkatërron monumentin që celebronte fundin e luftës civile

by admin
Spread the love

El Salvador ka rrëzuar sot ‘Monumentin e Rikëshillimit’, simbolin e paqes që kujtonte fundin e luftës së përgjakshme civile që ndodh në vitet 1980 deri në 1992, pasi presidenti aktual Nayib Bukele e quajti “të pakëndshëm” dhe një “apologji për paktet e këqija mes të majtës e të djathtës”.

“Ishte një monument i korrupsionit,” tha gjithashtu ministri i punëve publike Romeo Rodriguez, edhe pse shumë të tjerë e konsiderojnë një monument paqeje.

Bukele kishte kritikuar monumentin, sipas tij prej marrëveshjeve të këqija që janë bërë më parë mes guerrilasve dhe ushtrisë.

Monumenti përbëhej nga tre statuja bronzi që simbolizonin përkushtimin ndaj paqes, duke përfaqësuar një ish-luftetar gueril, një ushtar dhe një nënë që zgjaste duart, duke simbolizuar riafrimin pas konfliktit të rëndë.

Monumenti ishte ngritur vetëm në vitin 2017 gjatë qeverisë së Farabundo Marti për 25 vjetorin e marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit mizor me rreth 75,000 të vdekur, 7,000 të zhdukur dhe dëme të rënda ekonomike.

Mediat perëndimore thonë se shkatërrimi i monumentit nge shqetësime për respektin e administratës aktuale ndaj historisë apo procesit të rikëshillimit./AFP/


Top Channel

You may also like