Ekuador, lirohen 41 pengje! Ushtria vret 5 terroristë, valë dhune në të gjithë vendin

by admin
Spread the love

Nga Ekuadori mbërrin raporti i parë zyrtar mbi operacionet e ndërmarra nga forcat e rendit pas valës së dhunës së nxitur nga krimi i organizuar në të gjithë vendin.

Trupa ushtarake patrullojnë rrugët e disa qyteteve kryesore në vend, në mesin e gjendjes së jashtëzakonshme 60 ditore, të shpallur pas zhdukjes nga burgu të kreut të një karteli famëkeq droge, Adolfo Macías Villamar, apo Fito siç njihet ndryshe.

Nuk është ende e qartë nëse sulmi ndaj studiove të një televizioni lokal, i transmetuar live, lidhet me arratisjen e bosit të bandës Choneros. Në 5 burgje të Ekuadorit, të dënuarit mbajnë peng më shumë se 130 pjesëtarë të stafit. Presidenti Daniel Noboa u detyrua të shpallte gjendjen e emergjencës si kundërpërgjigje ndaj një vale të fundit kryengritjesh të dhunshme nëpër burgje, arratisjesh si dhe aktesh të tjera dhune për të cilat autoritetet fajësojnë grupet kriminale.

Ai ka urdhëruar neutralizimin e këtyre të fundit dhe e pranoi hapur se vendi po përballet “me një konflikt të brendshëm të armatosur”. Qëveria thotë se ky shpërthim i skajshëm dhune ishte reagim ndaj planeve të Noboas për të ndërtuar një burg të ri të sigurisë së lartë, në të cilin të transferoheshin krerët e bandave kriminale të vendit.


Top Channel

You may also like