Ekspozita më e madhe e fotografit gjerman Juergen Teller në Paris

by admin
Spread the love

PARIS, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ekspozita më e madhe deri më tani e punës së fotografit gjerman, Juergen Teller po zhvillohet aktualisht në “Grand Palais Éphémère” në Paris, duke shfaqur rreth 800 vepra.

Teller njihet ndërkombëtarisht për portretet e tij të sinqerta të të famshmëve, editorialet provokuese të modës dhe fushatat e veçanta për stilistë të ndryshëm.

Gjithashtu ekspozita përfshin foto familjare, autoportrete nudo dhe video.

Imazhet e famshme të Charlotte Rampling duke pozuar e zhveshur në Luvër së bashku me modelen Raquel Zimmerman dhe vetë Teller mbi një gomar shfaqen gjithashtu.

Portrete të tjera janë të stilistit të ndjerë të modës Yves Saint, aktorit nga Berlini Lars Eidinger dhe muzikantit amerikan Iggy Pop.

Shfaqja përfshin portrete shumë personale, ku shfaqet Teller, 59 vjeç, me të brendshme, si fëmijë dhe me bashkëshorten Dovile Drizyte në Itali. Ato shfaqen me rroba pune në ngjyrë neoni në kantier dhe me poza erotike.

Salla prej 10 mijë metrash katrorë është shndërruar në shfaqjen “Juergen Teller. Më duhet të jetoj” që do të zgjasë deri më 9 janar. Më pas ekspozita do të zhvendoset në Milano.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like