Eksperti tregon se deri më sot i keni ngrënë gabim frutat/ Kur duhet t’i konsumoni dhe si

by admin
Spread the love

Eksperti i mjekësisë bimore Zef Gjeta ka treguar në emisionin “Hipokrat” se i kemi ngrënë gabim frutat deri më sot.

Ai shprehet se nuk sugjerohet që të përzihen frutat gjatë ditës sepse kjo bën dëm për shëndetit dhe sugjerohet që me atë lloj frute që nisni ditën në mëngjes, të vazhdoni ta konsumoni edhe gjatë ditës.

“Një rekomandim nga më të fundit është që mund të konsumojmë edhe 1 kg fruta në ditë, kuptohet nuk duhet ta teprojmë. E mira është që kur e fillojmë ditën me mollë, të konsumojmë 3-4 kokrra mollë. Jemi të prirur duam të hamë fruta, por nuk është mirë kur kemi edhe 1 kokërr mollë, e dy kokrra mandarina, edhe një banane, edhe ca kumbulla, edhe ca qershi, kjo ndikon keq.

Ose kemi ngrënë në mëngjes një kokërr mollë, nuk na ka prishur punë, ka kaluar rreth 6 orë nga konsumi i një fruti të caktuar, mund të marrim një frutë tjetër. Ajo që duhet theksuar është që frutat por dhe kafja pas ushqimit nuk duhen konsumuar direkt. Duhet të kalojë minimalisht një orë nga konsumi i ushqimit. Fruti është një ushqim mes vakteve, nuk është për t’u përzier me mishin, peshkun etj. Frutat janë ushqime mes vakteve, do na bëjnë mirë edhe për trupin, do përthithen më mirë edhe nga ne, nuk do të ketë reaksione. Ndonjëherë ka dhe një lloj fermentimi, njeriu mund të ndihet me kokë të lodhur, duket sikur të ka rënë pija në kokë, kur ke ngrënë 7-8 lloje frutash në të njëjtën kohë. Pavarësisht nga sasia e tyre ndodh një lloj fermentimi që na i jep në çaçkë të kokës”, shprehet Zef Gjeta.


Top Channel

You may also like