Ekspertët e sigurisë s’shohin përshkallëzim të situatës në veri: Rusia s’dëshiron që Kosova të anëtarësohet në NATO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndonëse lufta në Ukrainë u pa si mundësi për një përshkallëzim të mundshëm të Ballkanit Perëndimor, ekspertët e sigurisë e shohin të qetë situatën. Krahas kësaj, ata thonë se Rusia do të mundohet me çdo kusht të krijojë tensione përmes aleatit të saj Serbisë, për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ndërsa deklaratat e kryeministrit për luftë, i konsiderojnë deklarata të pamatura, raporton Ekonomia Online.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një
intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk ka gjasa për një luftë pasi që
Kosova është e mbrojtur nga prezenca e KFOR-it.

Duke cituar deklaratat e shefit të NATO-s, Ibishi
thotë se në Kosovë mund të ketë vetëm tensione dhe trazira.

“Sa i përket deklaratave politike te liderëve,
kur flasin liderët e Kosovës merret për të madhe çfarëdo deklarate qoftë ndërsa
atyre serb nuk iu shihet shume për të madhe. Mendoj qe nuk ka gjasa për një luftë
pasi që ne jemi të mbrojtur nga prezenca e KFOR-it në Kosovë. Edhe Stoltenberg
ka thënë se  NATO do ta mbrojë Kosovën.
Mund të ketë tensione trazira sikurse serbët që bëjnë instruimin nga vetë Vuqiçi.
Për luftë nuk ka gjasa sepse kemi forca për siguri të brendshme. Mendoj që nuk
arsye për frikë. Ata janë në aleancë me rus. Çdo herë ekzistojnë rreziqet por
Kosova nuk ka rrezik të tille sepse janë prezent KFOR-i. Edhe kryeministri
deklaron për një rrezik të tillë që duhet ta interpretojë”, tha Ibishi.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu
tha se sa i përket sigurisë edhe Ballkani nuk e përjashton mundësinë e
trazirave nga Rusia.

“Kur flasim për sigurinë tani më kjo temë ka
marrë përmasa globale. Nuk mund të përkufizohet vetëm në Ballkanin perëndimor.
Prandaj edhe Ballkani nuk e amniston një gjendje të tillë ose nuk e përjashton
rreziku i trazirave ose i influencës qoftë edhe i Rusisë. Vetë fakti që Rusia
herë pas here me gjithë luftën që ka në Ukrainë dhe problemet që ka me Ukrainën
i del në rend që herë pas here të lëshoj deklarata për Kosovën kjo është një
tregues i qartë dhe skam pse e vë në dyshim”, tha Musliu.

E ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së
Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, tha se tash Rusia ndërmjet aleatit Serbisë është
duke u munduar që jo vetëm Kosovën por edhe veriun ta mbajë në tension, pasi
sipas tij, nuk dëshiron që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Rrezikun më të madh Kastrati e sheh nga
agjendat serbe që janë prezent në veri të Kosovës.

“Ballkani është i rrezikuar në mënyrë
permanente qe një kohë. Edhe më përpara ka qenë e interesuar Rusia që Ballkanin
perëndimor ta mbajë në tension. Edhe tash Rusia ndërmjet aleatit Serbisë është
duke u munduar që jo vetëm Kosovën por edhe veriun ta mbajë në tension. Ata nuk
dëshirojnë që Kosova të ecë drejt anëtarësimit në NATO. Unë e shoh shumë më
rrezik në Bosnjë sesa në Kosovë sepse e kemi NATO-n për ruajtjen e sovranitetit
në vend. Rreziku është tjetër në Kosovë që agjendat serbe që janë prezent në
veri të Kosovës ta bëjnë një kryengritje dhe mundohen me bo trazira brenda
shtetit të Kosovës”.

“Ky është ai rrezik që e shoh dhe për ketë arsye unë mendoj që qeveria e Kosovë nëpërmjet njësive të specializuara të jetë prezentë me policinë e Kosovës në atë pjesë. Është deklaratë e pamatur e kryeministrit të Kosovës për ti fshehur shqetësimet që i kanë qytetarët ku mbi 50 mijë veta e kanë lëshuar Kosovën duke shkuar në Evropë. Ne po hyjmë në një fazë krize ekonomike dhe energjetike dhe për të larguar vëmendjen nga këto kryeministri e ka thënë këtë deklaratë. Kryeministri nuk do të duhej që të frikësojë qytetarët sepse nuk ka vend për luftë”, tha Kastrati.

You may also like