Eksperienca më e bukur në jetë – Shqip

by admin
Spread the love

0:29 | 12 Shkurt 2022

Monika Lubonja ishte sonte e eleminuara e fundit.

Ajo la shtëpinë një hap larg finales por absolotisht e lumtur për gjithë eksperiencën e përjetuar.

Mes emocionesh Monika tregoi se pjesëmarrja në këtë rrugëtim ishte zgjedhja më e mirë e jetës së saj.

‘’Emocione, përjetime, lot, mërzitje dhe debate si në atë shtëpi nuk besoj se do përjetoj ndonjëherë në jetë. Jam kurioze sesi jam parë në publik, unë jam një Monikë emocionale dhe pasionante. Nuk i heq dot asgjë rrugëtimit tim’’,- tha ajo.

Teksa u pyet që çmimin ta ndajë mes Ilirit dhe Donaldit ajo pas një suspance të gjatë vendosi që të veçojë Donaldin.

You may also like