Ekskluzive: Ky është prokurori që arrestoi “të fortin” e FFK-së, Agim Ademi

by admin
Spread the love

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia e Kosvoës, raporotn Insporti.com.

Burimet e Insportit bëjnë të ditur se Ademi është arrestuar sonte pas incidentit që ndodhi sot në ambientet e FFK-së.

Prokurori qe vendosi per arrestimin e tij ështe Besart Mustafa, merre vesh Insporti.

Besart Mustafa është prokurori që mori vendimin për ta dërguar në burg Agim Ademin e fuqishëm. 

Kryetari i FFK-se që një kohë të gjate i ka ikur burgut, duke mos u paraqitur në seancat gjyqësore.

Ademi ka qenë i dënuar me burg por ai ka arritur të shmanget shkuarjes në burg. 

Mirëpo sot kanë ndryshuar rrethanat. 

Ai tashmë është derguar në mbajtje që të kalojë dy netë në burg. 

Ky vendim erdhi pas denoncimt të Artan Govorit, zyrtar në FFK.

“Insporti” sot gjatë ditës ka raportuar ekskluzivsht për përleshjen mes Govorit dhe Agim Ademit, të ndodhur në zyret e FFK-së.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe vet Govori.

Po ashtu, ky rast ka ndodhur sot pas deponimit të nënshkrimeve nga Gramoz Vokrri, që do të jetë kundër-kandidati i Ademit në zgjedhjet që do të mbahen më gjashtë (6) prill. /insporti.com/

You may also like