Ekskluzive/ Familja e skiatorëve kuqezi, flet babai i Lara Coulturi! Edhe vëllai i saj garoi me flamurin tonë

by admin
Spread the love

Deri më sot të gjithë në Shqipëri njohin Larën si të bijën e Daniela Cikarelit, një prej skiatoreve më të famshme dhe të suksesshme në Itali me arritje botërore dhe olimpike, ndërkohë prapavija e tyre është babai, Alesandro Colturi, një ish-skuator sigurisht dhe njeriu më i rëndësishëm i prapavijës së familjes Colturi.

Në një intervistë të parë për Top Chhannel, Alessandro tregon ecurinë e Larës.

“Ne e kemi bërë këtë zgjedhje edhe për faktin që të jemi të gjithë bashkë. Për tu stërvitur dhe për të zhvilluar programin tonë dimëror. Lara po zhvillon një sezon shumë të mirë pasi vjen nga një dëmtim shumë i rëndë që kishte në gju, ku këputi ligamentin dhe krociatin. Dje bëri një garë diskrete ku u rendit e treta, ndërsa sot në hedhjen e parë u rendit e katërta, një kohë e mirë por mund të bëjë edhe me mirë“-shprehet Alessandro Colturi.

Sot larën të gjithë specialistët e konsiderojnë një legjendë në rritje.

“Lara është akoma shumë e re, vetëm 17 vjeç dhe garon me më të mëdhatë e këtij sporti që janë në moshë pjekurie 30 vjeç apo edhe pak më shumë. Kështu duke qenë kaq e re dhe me rezultatet që ka arritur mund të themi që ka bërë shumë progres.”

Mesditën e djeshme veç Larës, familja Colturi veshi edhe të birin,12 vjeç Youri Colturin me ngjyrat kuqezi.

“Youri është një djalë shumë i vogël vetëm 12 vjeç, që ka zhvilluar dje për herë të parë një garë nën flamurin kuqezi. Ne jemi një familje dhe ke.i bërë një zgjidhje të tillë që është shumë e mirë edhe në nivelin organizativ. Youri u rendit në vendin e katërt dje, sot ka tjetër garë, por është në Bolzano. I mungon prania jonë, e prindërve por ne duhet të jemi këtu me Larën se është tjetër nivel dhe kemi të tjera pritshmëri, Youri është e gjyshërit. Ai ka ende kohë, do t’i duhen edhe 4-5 vite që të arrij në nivelet kimpetitive.”


Top Channel

You may also like