Ekipi i radhës? Arturo Vidal e lë të ardhmen e tij në dorë të fansave

by admin
Spread the love

Ka vetëm diçka të sigurt për të ardhmen e Arturo Vidal. Ajo nuk do të jetë më në Milano me Interin. Madje sipas të gjitha gjasave do të jetë në Amerikën e Jugut ku po e presin dy klube. Bëhet fjalë pë Flamengon ose Colo Colo dhe për të zgjedhur të ardhmen, Arturo ka vendosur ta lëjë në dorë të fansave.

Mesfushori nga Kili ka publikuar në Instagram një quiz se ku dëshirojnë fansat ta shikojnë atë në sezonin e ardhshëm. Me një diferencë të vogël votash, fansat kanë zgjedhur ekipin e Flamengos duke marrë 51% të votave, ndërsa Colo Colo ka marrë 49%.

Më pas Vidal ka bërë publike edhe rezultatet duke etiketuar gjithashtu në postim edhe ekipin brazilian. Megjithatë, gjithçka që është e sigurt është largimi i tij nga Interi. Më parë ka qenë vetë Arturo Vidal që ka thënë se “e vetmja gjë që mund të them është se do të largohem”. Po a do të dëgjojë Vidal këshillën e fansave. Kjo do të shihet vetëm në merkaton e verës. /oversport.tv

You may also like