Ekip special nga SHBA arriti në RMV, do të përndjek politikanët e korruptuar

by admin
Spread the love




Ekip për sanksione nga SHBA ka arritur në Maqedoninë e Veriut që të kryejë hetime për korrupsion tek funksionarë të tanishëm dhe ish, dhe më pas do të ketë përgjigje adekuatë, ka shkruar ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angjela Aglere në tuiter.
“Ekipi për sanksione nga Uashingtoni është këtu për të parë në mënyrë më agresive aktorët e kaluar dhe të tanishëm dhe të shqyrtojë të gjithë përgjigjet e mundshëm. Në sistemin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut duhet më tepër hetime dhe ndjekje që të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Angjela në tuiter. /SHENJA/


You may also like