Ejupi plason bombën: Ky është momenti kur Agim Ademi ndikoi te gjyqtarët – e humbëm titullin

by admin
Spread the love

Nuk janë të rralla rastet kur trajnerët e ekipeve të Superpligës së Kosovës ankohen ndaj gjyqtarët, gjë e cila sikur është zbehur me ardhjen e VAR-it.

Megjithatë, kandidati për të parin e FFK’së, Remzi Ejupi i ftuar në emisionin “Prime Time” me Xhemajl Rexhën, ka zbuluar momentin kur kryetari aktual i FFK’së ndikoi te gjyqtarët.

“Loja Feronikeli – Prishtina, ndeshja për titull. Ishin gjithë politikanët, dhe kryetari nuk mundet të vendosë gjyqtarin për atë ndeshje dhe i ka mledhur 50 gjyqtarë për atë ndeshje. Ne ishim të dorëzuar, shumica nga ata nuk dëshironin të referonin. Humbëm dhe shkuam në shtëpi. Ishte Genc Nuza, nuk ishte që ne u pajtuam por ishte desht të vendosej nga FFK më herët e jo 5 minuta para ndeshjes” – tha Ejupi në Kanal 10, përcjell Insporti.

Kujtojmë se, pas 18 viteve në krye të klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi ka vendosur që të mos vazhdojë më si president i klubit “bardhekaltër”.  

You may also like