Egjipti surprizon Belgjikën, Serbia fiton me goleadë përballë Bahreinit

by admin
Spread the love

5 ditë nga debutimi në Kupën e Botës, Belgjika pëson një humbje të papritur në Kuvajt nga Egjipti i Salah, “faraonët” mposhtin 2-1 “djajtë e kuq” në miqësore.

Mostafa Mohamed (33′) dhe Trezeguet (46′) shënojnë për egjiptianët, ndërsa goli i Openda në pjesën e dytë vlen vetëm për statistika dhe nuk mjafton që Belgjika të evitojë humbjen.

Serbia fiton thellë miqësoren ndaj Bahreinit me rezultatin 5-1. Protagonistë në këtë sukses janë dy Dushanët: Vlahovic i Juventusit dhe Tadic i Ajaxit. Ky i fundit shënon 2 golat e parë të Serbisë, ndërsa sulmuesi i Juves golin e tretë.

Në fund të ndeshjes ka lavdi edhe për Djuricic (Sampdoria) dhe Jovic (Fiorentina), që shënojnë në portën e Bahreinit. Serbia do të debutojë në Botëror kundër Brazilit në 24 nëntor në Katar 2022. / Oversport.tv

Foto: Belgian Red Devils Twitter

You may also like