Efektet e lufëts/ Lojtari ukrainas i Zenitit ‘sulmohet’ nga tifozët: Zhduku nga ekipi

by admin
Spread the love

Yaroslav Rakitskiy është ukrainas, fanellën e kombëtares së tij e ka veshur 54 herë, teksa në janarin e vitit 2019 la Shakhtar Donetsk pas dhjetë viteve për t’u transferuar te Zenit Petersburg.

Qendërmbrojtësi është një titullar te ekipi rus, por shpërthimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës ka prishur çdo plan. 32-vjeçari bëri një postim në rrjetet sociale kundër pushtimit të vendit të tij.

Veprimi i Rakitskiy është pritur keq nga ultrasit e Zenit, të cilët e kanë kërcënuar duke i kërkuar të mos e veshë më fanellën e ekipit të tyre të zemrës.

Lojtari ukrainas nuk u aktivizua në përballjen e ditës së enjte kundër Real Betis në Europa League, dhe aventura e tij me ekipin rus ka marrë fund me shumë mundësi, edhe pse ka kontratë deri më 30 qershor.

TMW raporton se drejtuesit e klubit rus kanë nisur nga puna për të ndërprerë bashkëpunimin me Yaroslav Rakitskiy, raportet me të cilin janë thyer përfundimisht.

You may also like