Edvin Kulluri: Pse Lulzim Basha e ka shumë të vështirë për të qëndruar në krye të PD-së

by admin
Spread the love

Edvin Kulluri, ish-anëtar i grupit për PD u shpreh se veprimet e Lulzim Bashës, janë rrjedhojë e pozicionit të tij shumë të vështirë, në një mision të pamundur për të qëndruar në krye të PD-së.

“Janë si një peshk që i kanë tharë ujin. Përpëlitet mbi sipërfaqe, në rërë, por që s’ka asnjë mundësi të kthehet në det dhe as të mbijetojë. Uji në këtë rast do të ishte anëtarësia e partisë, e cila është rreshtuar në masën dominante kundër vendimit për përjashtimin e Berishës”, tha Kulluri në A2 CNN.

Ai theksoi se çështja në PD është shumë më komplekse se vetëm përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar.

“Në atë Foltore ka shumë njerëz që janë aty jo thjesht për mbështetje personale të Berishës, por për arsye politike. Basha nuk legjitimohet si drejtues i opozitës edhe nëse e ka seriozisht me këto çështjet e fundit, pasi ka 75% të delegatëve të kuvendit kombëtar kundër”, tha Kulluri.

You may also like