Edon Zhegrova regjistrohet për ndeshjet e Champions League

by admin
Spread the love

Edon Zhegrova është përfshirë në listën e Lillet për Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, kanë njoftuar mediumet franceze.

Kjo është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të UEFA-s, ku figuron emri i reprezentuesit të Kosovës. Lille në listën e Championsit ka shtuar edhe Hatem Ben Arfan e Domagoj Brdarqin. Lille ka freskuar listën pas largimeve të Reinildos, Yusuf Yazicit e Jonathan Ikones muajin e shkuar duke i zëvendësuar me Zhegrovën, Ben Arfan e Brdariqin.

Lille do të luajë ndaj Chelseat në kuadër të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Zhegrova, bashkë me transferin tjetër të janarit Hatem Ben Arfa janë regjistruar nga klubi për të pasur të drejtë loje në garën më të vlefshme të futbollit ekipor evropian.

Ndeshjen e parë, Lille e luan në udhëtim më 22 shkurt ndërsa atë të kthimit në shtëpi, e zhvillon më datën 16 mars.

/Insporti.com

You may also like