Edi Rama: Unë jam vetëm me Bachelor, shqiptarët janë të gjithë me Master

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ky Universitetet në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, ka marrë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologj, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri vuri në dukje, sipas tij ndryshimin që ka pësuar UBT.

Ndër të tjera, Rama nuk hezitoi të shkëmbejë batuta me të pranishmit.

Kryeministri tha se në sallë ai është i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master.

“Për mua është një ditë e shënuar e marrëdhënies me rektorin, në të drejtën e tij ai ishte shumë i shqetësuar disa kohë më parë. qoftë për faktin se ka pasur një rënie për regjistrime në universitetin Bujqësor. Qoftë për faktin e mos hapjes së doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime sesi t’ja dalim më mirë.

Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr ku të gjithë shqiptarët janë me Master.

Sot hapet një proces doktoraturash i një cilësie të garantuar. Iu jepet mundësia 30 individëve që të zhvillojnë një doktoraturë, e cila të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës në Gjermani, apo vende të tjera të BE. Ky është modeli që duhet të shtrijmë në të gjithë sistemin për doktoraturat. Nuk duhet të japim doktoratura lokale. Nuk duhet të kemi as universitete lokale”, tha Rama.

You may also like