Edi Paloka: PD e përçarë për faj të Bashës, i shërbeu vetëm Ramës, 6 marsi u dha fund dilemave

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë televizive shprehet se forca e tij politike ndodhet në momentet më të vështira të saj, ku ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda PD.

Ndër të tjera, ai tha se zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, i dhanë fund dilemave për Lulzim Bashën, ndërsa shtoi se dorëheqjen e këtij të fundit e kanë kërkuar edhe deputetët që e mbështetën.

Edi Paloka:PD është në kushtet më të vështira që ka pasur ndonjëherë, fut kështu edhe vitin ’97. Sot kemi një çarje të nxitur nga Kryetari i partisë, dhe kjo e ka bërë situatën ende më të rëndë. 6 marsi i dha fund dilemave. Edhe ata që e besuan deri dje Lulzim Bashën sot mendoj se s’kanë më asnjë dilemë. Por për fat të keq edhe pas 6 marsit ne gjendemi në një situatë aspak të mirë për PD, sepse megjithëse Bashës i ka kërkuar dorëheqjen pasi është shkarkuar nga pjesa kryesore e PD. Bashës i është kërkuar dorëheqja nga deputetët e tij dhe Basha vazhdon të përsërisë në mënyrë të habitshme dhe të turpshme të njëjtën frazë”.

Paloka tha gjithashtu, se hapat që ndoqi Basha gjatë gjithë këtyre muajve i kanë shërbyer vetëm Edi Ramës.

“Ky njeri me gjithë këto hapa që bëri, me gjithë këtë rrugë që ndoqi për ta çuar PD në përçarje i ka shërbyer vetëm Ramës”.

I pyetur se a është Lulzim Basha peng i Edi Ramës, Paloka u shpreh: “Të gjithë ne jemi të detyruar kemi apo jo fakte që të gjykojmë në bazë të veprimeve të gjithsecilit. Përderisa të gjithë veprimet e Lulzim Bashës çojnë ujë në mullirin e Ramës unë jam i detyruar ta pranojë këtë. Veprimet e tij na bëjnë të mendojmë se këtë zotërinë e detyrojnë të mbajë qëndrime të tilla”.

Ai komentoi sërish zgjedhjet e 6 marsit, duke thënë se shumica e PD votoi Sali Berishën. Ndërsa shpallja “Non Grata” për këtë të fundit sipas tij, është një veprim për t’i ulur kokën opozitës dhe për t’i dhënë fuqi Edi Ramës.

Edi Paloka:Ai “Non Grata” mori partinë. Mbi 70% e demokratëve votuan kandidatët e atij “Non Gratës”.
Non Grata e Berishës është një vendim i marrë ndaj PD, për t’i ulur kokën opozitës për t’i dhënë fuqi Edi Ramës që të mbretërojë në këtë vend, kjo është vërtetuar që nga 9 shtatori, jo vetëm një herë por më shumë se njëherë. 6 marsi vërtetoi se anëtarët e thjeshtë dhe elektorati i thjeshtë janë shumë më koshient për atë që ka ndodhur“.

You may also like