“Edi, mjeshtri i evenimentit”, nga Brukseli Abazoviç flet për samitin, jep mesazhin për liderët e rajonit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë një sesioni diskutimi rreth samitit të Bashkimit Europian me Balkanin Perëndimor në Bruksel, i shprehu përgëzime kryeministrit Edi Rama për evenimentin e mbajtur në Tiranë.

Abazoviç tha se ishte diçka shpresë dhënëse të shihje ditën e djeshme gjithë ata liderë europianë të cilët erdhën për ti dhënë mbështetje vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu kryeministri tha se vendet e rajonit nuk duhet të luftojnë njëra-tjetrën por të bisedojnë dhe të bien dakort për çështjet e përbashkëta të cilat janë në të mirë të qytetarëve.

“Edi është mjeshtër i evenimentit, në fakt ka të bëjë më shumë me thelbin. Ishte shumë mirë që pamë gjithë ata udhëheqës që erdhën për ti dhënë mbështetje vendeve të BP. Kemi sfida, por BE i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë sepse BE duhet të mbetet tërheqëse për vendet që duan të anëtrësohn.

Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbetet tërheqëse dhe të mbajë derën hapur për vendet e BP mendoj se të gjithë do t humbiasn.

Njerëzit e zakonshëm presin hapa konkrete rezultate konkrete dua të përmend që ne kemi takimin e përbashkët të 6 vendeve të BP me komisionin për të diskutuar për mbështetjen për krizën energjitke, pasi diskutuam kemi diccka konkrete për tu dhënë njerëzve.

Kur jemi një kur kërkojmë të njëjtën gjë ne mund të arijmë objektivin. Por kur jemi kundër dhe luftojmë njëri-tjetrin në takime me BE apo pa BE ne u krijojmë probleme edhe njerëzve tanë. Le të përpiqemi të jgithë bashkë, nuk është aq e ndërlikuar për të parë ccështjet ku kemi të njëjtin zë të njëjtën kërkesë. Dua ta përgëzoj Shqipërinë dhe RMV për zhbllokimin së fundmi të procesit të BE. Kanë pritur shumë kohë edhe vendimarrja nga ana e BE duhet të jetë më efektive, nëse nuk është do tu japim palëve të treta të hynë në rajon”, tha ai.

You may also like