Edhe ti me c*ca e ke nisur gazetarinë, mos na bëj si…

by admin
Spread the love

Debatet e forta nuk ndodhin vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP mes banorëve. Edhe pasi largohen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, konkurrentët e këtij edicioni vijojnë të kenë debate të forta me gazetarë, opinionistë e fansa të ndryshme për mënyrën se si e kanë luajtur këtë lojë.

Ditën e djeshme, në emisionin ‘E diell’, është diskutuar tema ‘Big Brother i Bledit, Diolës dhe Amosit’, tre konkurrentët që tashmë janë larguar nga shtëpia e Big Brother. E ftuar në studio ishte edhe gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila pati një debat të fortë me ish-konkurrentët, e kryesisht me Diolën.

Gazetarja tha se nuk arrin ta kuptojë se si Diola është shprehur se atë e ka marrë më shumë malli brenda shtëpisë për librat sesa për fëmijët e saj. “Nuk e di se si mund të thuash që më ka marrë malli më shumë për librat se sa fëmijët e mi,” tha Dasara duke iu drejtuar Diolës, e cila iu përgjigj se nuk donte të viktimizohej.

“Më duket idjotllëk që e ke marrë kështu. Unë e kam thënë atë jo se më kishte marrë malli më shumë për librat se fëmijët, por po të rrija të viktimizohesha tërë kohës dhe do dëmtoja veten në lojë” – tha Diola.

Sakaq, ky koment i Dasarës nuk është pritur mirë edhe nga ish-banori tjetër i këtij formati, gazetari Ronaldo Sharka, i cili i tha gazetares: “edhe ti me cica e ke nisur gazetarinë mos na bëj tani sikur çke bërë”. Një koment që nuk është pritur aspak mirë nga Dasara Karaiskaj, e cila i tha Ronaldos se ajo ka 25 vite në gazetari dhe jo tre vite sa ai.

You may also like