“Edhe po të bashkohen s’e mundin dot Ramën”, Ferdinand Xhaferaj bën deklaratën e fortë për Bashën dhe Berishën

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD dhe zgjedhjet vendore të 6 marsit. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit tregoi se PD ka nevojë për një zgjidhje përtej Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Sipas tij kryedemokrati Basha dhe ish-kryeministri Berisha nuk janë më zgjidhje për ringritjen e partisë, duke theksuar se edhe po të bashkohen këta të dy, nuk e mundin dot kryeministrin Edi Rama.

“Berisha nuk është zgjidhje, ai është kriza. Tani kemi evidencë të provuar që nuk është zgjidhje. Në 6 Mars ai erdhi në Bashkinë e Durrësit dhe nuk i kaloi 29%, po kjo evidencë u provua dhe për Bashën, i cili tregoi se alternativa e tij nuk e pëlqen atë. 6 Marsi tregoi se të djathtës shqiptare i duhet një zgjidhje përtej Bashës dhe Berishës. 6 Marsi tregoi se si Basha dhe Berisha edhe po të bashkohen nuk e mundin dot Edi Ramën”, tha Xhaferaj.

You may also like