Edhe Kapelo duartroket Interin: Diferencën e bën mesfusha që kanë, zikaltrit janë superiorë

by admin
Spread the love

Fitorja e Interit ndaj Juventusit në “Derbin e Italisë” ka sjellë elozhe për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzagi e cila mundi me vetëm një gol bardhezinjtë, por dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes. Edhe Fabio Kapelo u është bashkuar atyre që mendojnë se Interi ishte superior ndaj Juventusit dhe e tregoi qartësisht në fushën e lojës.

“Interi ishte dominues në mesfushë. Cilësia e Çalhanollu dhe e mesfushorëve të tjerë ishte ajo që bëri diferencën. Reparti i zikaltërve është i kompletuar dhe shumë i fortë, rikuperojnë topin, tregojnë cilësitë e tyre dhe janë të rrezikshëm në zonën e golit.

Bardhezinjtë vuajtën edhe Dimarkon në krahun e majtë. Skuadra e Inzagit ndryshoi marsh edhe falë zëvendësimeve, duke treguar se ka një grup lojtarësh më të gjerë dhe superior në nivelin teknik”, theksoi Kapelo për mediat italiane.

PANORAMASPORT.AL

You may also like