Edhe gjigandët e Bundesligës interesohen për mbrojtësin e Torinos

by admin
Spread the love

Shtohet lista e klubeve që pretendojnë të bëjnë të vetin Gleison Bremer sezonin e ardhshëm. Paraqitjet shumë të mira të brazilianit, që la në hije Dusan Vlahovic në derbin e Torinos, kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha të kontinentit.

Nga skuadrat e Serie A, Interi është ajo që ka shfaqur më shumë interes për mbrojtësin e Torinos, por nga Gjermania vijnë lajmë se edhe Bayerni i Mynihut po mendon për brazilianin.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, drejtuesit e klubit gjerman shohin tek Bremer zëvendësin ideal të Sule, që ka vendosur të transferohet tek Dortmund.

Një lajm shumë interesant për Torinon, që ndonëse sapo ka rinovuar me lojtarin, mund të përfitojë shifra të majme nëse vendos që të shesë mbrojtësin. / Oversport.tv

Foto: Torino Football Club Twitter

You may also like