Edhe Chiara Ferragni është njëra nga ne (ndonjëherë): Me akne, stres dhe probleme

by admin
Spread the love

Edhe personazhe publikë, si Chiara Ferragni kanë ditë të këqija me lëkurën e tyre. Sot madje, blogerja italiane foli gjerë e gjatë për aknet që ka aktualisht në zonën e mjekrës, pa tentuar hiç t’i mbulojë.

“Shumicën e jetës time, duke filluar nga adoleshenca, një nga pasiguritë më të mëdha që kam pasur ka qenë lëkura”, e nis shkrimin e saj Chiara, duke bashkangjitur 4 foto të fytyrës.

Më tej tregon se kura hormonale dhe jeta e qetë ja ka përmirësuar shumë lëkurën vitet e fundit.

Por ka edhe ditë si këto, kur pas operacionit serioz të bashkëshortit të saj, Fedez, stresi ka bërë të vetën në fytyrën e blogeres.

“Kur Fedez doli nga spitali pata këto pasoja në lëkurë. Mund ta shmangia të folurën për të, por vendosa që ta tregoj hapur. Duhet t’i kthejmë në diçka normale edhe ditët e këqija të fytyrës, pa ndjerë presionin e perfeksionit çdo ditë”,ka shkruar më tej Chiara.

Kështu ajo ju shtua listës së gjatë të vajzave që flasin hapur e japin mesazhe me vlerë sidomos për pamjen e tyre./revistawho.com

You may also like