Ecuria pozitive/ Italia për momentin me pesë skuadra për vitin tjetër në Champions

by admin
Spread the love

Ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve dhe sfidat e tjera në Europa Ligë dhe Konferencë Ligë mund t’i dhurojnë Italisë një bonus të madh:

Një vend më shumë në Champions-in e ardhshëm. Kompeticioni më i rëndësishëm europian do të ndryshojë format në sezonin tjetër dhe do të kalojë nga 32 në 36 skuadra. Dy nga katër vendet që do të shtohen do të jenë për federatat që do të kenë rezultatet më të mira në kolektiv për sezonin e mëparshëm europian. Për momentin, Italia është në krye të këtij klasifikimi me 15.571 pikë.

Në renditjen e UEFA-s në 2023-2024 në vendin e dytë është Gjermania me 14.500 pikë. Vendin e tretë për momentin e mban Anglia me 13.875 pikë. Duke llogaritur momentin në të cilin ndodhet sezoni, ndeshjet e ardhshme të të tria kompeticioneve janë shumë të rëndësishme për të ruajtur skuadrën e pestë në Champions.

Në rast se Italia në fundin e këtij sezoni do të renditej në 2 nga vendet e para të UEFA-s për klube, atëherë do të kishte 5 skuadra në Champions-in e ardhshëm. Ecuria pozitive e skuadrave italiane ka bërë që në këtë sezon të sigurojnë vendin e parë të klasifikimit, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fund.

Megjithatë, janë të pozicionuara mirë dhe me shumë mundësi do të sigurojnë një nga 2 vendet e para të renditjes së UEFA-s. Kjo do të thotë se për momentin skuadrat e kualifikuara do të ishin Inter, Juventusi, Milani, Bolonja dhe Roma. Vendi i pestë do të hapte një tjetër garë interesante sepse shumë skuadra janë afër me pikë dhe do të luftonin për vendin e shtuar në Champions.

PANORAMASPORT.AL

You may also like