E zyrtarizon edhe Kastrioti, Ardian Mema do të jetë trajneri i ri i krutanëve

by admin
Spread the love

Ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi i Kastriotit. Ardian Mema do të jetë trajneri që do të zëvendësojë të larguarin Emiljano Çela nga stoli i krutanëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në mediat sociale.

Ardian Mema do të jetë në krye të stolit krutan që nga ndeshja e radhës kundër Vllaznisë.

Mema është një figurë e mirënjohur e futbollit shqiptar dhe me shumë eksperiencë edhe në drejtimin e skuadrave. Ai ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2018-2019, ndërsa përpara ka qenë edhe në pankinat e Flamurtarit apo Skënderbeut në rolin ndihmësit. / Oversport.tv

https://www.instagram.com/reel/CmJ_ryzKVuE/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

You may also like