E sulmoi një 18-vjeçar, arrestohet një 22-vjeçar në Ferizaj

by admin
Spread the love

Një person është arrestuar të dielën rreth orës 14 në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të ri.

Sipas policisë, i dyshuari është i moshës 22-vjeçare, ndërkaq viktima 18 vjeç.

“Më datën 09.01.2023 në ora 13:50, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A (F/K) e moshës 18-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm’’.

You may also like