E rrallë në Japoni! 90-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat e tërmetit, qëndroi pesë ditë e bllokuar, si u shpëtua

by admin
Spread the love

Duket e pabesueshme por një e moshuar 90-vjeçare ka qëndruar pesë ditë nën rrënojat e tërmetit tragjik që tronditi Japoninë pak ditë më parë.

E moshuara u gjet poshtë rrënojave të banesës së saj dykatëshe, më shumë se 5 ditë nga tërmeti i i fuqishëm, pavarësisht se ekipeve të shpëtimit iu desh një kohë e gjatë ta nxirrnin nga ku ishte bllokuar.

Ekipet e shpëtimit e gjetën të moshuarën në qytetin Suzu në prefekturën Ishikawa të shtunën në mbrëmje, 124 orë pas goditjes së tërmetit, dhe e dërguan atë në një spital aty pranë, sipas transmetuesit publik japonez NHK. Të dielën, mjekët deklaruan se e moshuara është e vetëdishme, por është dëmtuar nga këmbët.

Kume Takanori, një anëtar i ekipit të shpëtimit emergjent, tha për NHK se gjunjët e të moshuarës ishin ngecur nën mobilie brenda një hapësire shumë të ngushtë midis katit të parë dhe të dytë. U deshën orë të tëra për ta liruar, tha Takanori.

Tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi  Japoninë qendrore më 1 janar, shkaktoi alarme për cunami deri në Rusinë lindore. Mijëra njerëz që jetonin në zonat bregdetare u detyruan të evakuonin shtëpitë e tyre pasi ndërtesat dhe rrugët u shembën. Numri i të vdekurve nga fatkeqësia është të paktën 126, sipas shifrave të fundit të publikuara nga autoritetet japoneze të shtunën.


Top Channel

You may also like