E rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën, bie nga skela gjatë punimeve

by admin
Spread the love

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të martë në qytetin e Borghetto-s në Itali, ku ka humbur jetën në vendin e punës një shtetas shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është një 61-vjeçar, i cili u rrëzua aksidentalisht nga skela në pallatin ku punonte. Një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela.
Pavarësisht se iu dha ndihma e parë mjekësore nga një ambulancë e Kryqit të Kuq të Loanos, 61-vjeçari nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar”, ishte komenti i menjëhershëm i kryebashkiakut Giancarlo Canepa, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes pas aksidentit, thuhet në media.

“Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjn detyrën e tyre për zbardhjen e ngjarjes, për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha kryebashkiaku.

Dëshmitarja e vetme, një grua që punon në një supermarket pranë godinës deklaroi: “Sapo isha larguar kur dëgjova një zhurmë, ngrita sytë dhe e pashë të rrëzohej”, deklaroi gruaja, dukshëm e prekur nga ajo që kishte ndodhur.

Gruaja iu drejtua klinikës së Infermierisë Mjekësore aty pranë për të kërkuar ndihmë të menjëhershme: “Erdhi një infermiere dhe ndërkohë lajmërova urgjencën. U bë gjithçka që ishte e mundur, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë.

MARKETING



You may also like