E pyesin për martesën, partneri i Rita Orës habit të gjithë me veprimin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi thuhet se po planifikojnë martesën e tyre, pasi çifti i kanë propozuar njëri-tjetrit. Prandaj Taika u pyet në emisionin “This Morning” lidhur me këto lajme, teksa ishte live me aktorin Chris Evans për të promovuar filmin e tyre të ri Lightyear. Teksa i uroi ditëlindjen Chris Evans, moderatori Philip Scofield e pyeti Taika Waititin nëse duhej ta uronte edhe atë, duke iu referuar lajmeve se së shpejti do të martohet me Ritën.

“Epo uruam Chris për ditëlindjen e tij, po Taika ka këmbanat e dasmës?”, i tha moderatori. Taika e ndërpreu dhe i tha: “Ditëlindjen e kam në gusht, mund të më urosh…”.

Më pas hoqi kufjen nga veshi dhe tha: “Çfarë? Më falni, po shkëputemi!”, duke pretenduar se iku sinjali dhe hodhi kufjen.

You may also like