E pëson Benzema, trajneri Gajardo e lë jashtë listës së Champions të Azisë

by admin
Spread the love

Karim Benzema do të mbyllë këtë sezon te Al Itihad në kampionatin arab. Por tashmë është e qartë që situata e francezit në klub është ajo e një të padëshiruari. Këtë e tregon qartësisht vendimi më i fundit që ka marrë trajneri Marcelo Gajardo.

Ky i fundit ka vendosur që Benzema të mbetet jashtë listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës me eliminim direkt në L:igën e Kampioneve të Azisë. Rregullorja e aktivitetit parashikon që në listat e secilës skuadër të mos ketë më shumë se 5 futbollistë aziatikë dhe emrat e përzgjedhur për të marrë pjesë në radhët e Al Itihad janë Ahmed Hegazi, N’Golo Kante, Fabinjo, Romarinho dhe Abderrazak Hamdallah, të cilët janë të regjistruar për sfidat kundër uzbekëve të Navbahor Namangan.

Raportohet se ka qenë trajneri Gajardo ai që ka marrë këtë vendim për Benzema, duke vlerësuar faktin se sulmuesi nuk është në formë, pasi ka humbur fazën përgatitore me ekipin. Në atë periudhë, Benzema ishte larguar nga Arabia Saudite teksa po kërkonte me çdo kusht një sistemim në Europë. Por pasi nuk gjeti një ekip, ai u detyrua të kthehej te Al Itihad, me të cilin tashmë do të jetë i detyruar të luajë vetëm ndeshjet e kampionatit arab.

PANORAMASPORT.AL

You may also like