E përlotur, Beatrix shprehet për herë të parë mbi sulmet në rrjet

by admin
Spread the love

Beatrix ka thyer heshtjen me një video të gjatë duke i dhënë kështu zë vetes së saj për te folur mbi gjithçka ka ndodhur muajt e fundit dhe përfshirjes së saj në BBV.

Këngëtarja ka dhënë edhe si një mesazh për vajzat e gratë, duke u shprehur se nuk duhet ta pranojnë dhunën “përshirë edhe atë online”.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’i drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Atyre që më duan dhe që nuk më duan. Jam pjesë e kësaj industrie që ka mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve; asnjëherë nuk jam përfshirë në debate online, as nuk kam dhënë shumë intervista. Tre muajt e fundit, mbase edhe më shumë, është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të hesht edhe mendoja se si do ta përballoja të gjithë këtë presion, por e shikoj që thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin, apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetarinë dhe të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë. Kam heshtur shumë por nuk do të hesht më. Dua të jem shembull i mirë për vajzat edhe gratë. Dua t’u tregoj që duhet t’i dalim zot vetes dhe mos ta pranojmë dhunën përfshirë dhe atë online”, u shpreh ndër të tjera Trixa e përlotur.

Këtë herë Beatrix jo vetëm ka folur, por edhe ka paralajmëruar për pasoja ligjore ndaj atyre që i prekin imazhin.

“Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi”, përfundoi Beatrix./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like