E pazakontë: Meçi mes Joshua dhe Ngannou nuk do të zhvillohet të shtunën, ditë kjo kur zhvillohen meçet e mëdha në boks

by admin
Spread the love

Meçi mes Anthony Joshua dhe Francis Ngannou do të zhvillohet të premten dhe jo të shtunën, ditë në të cilën zhvillohen meçet normalisht.

Të dy boksierët do të përballen në Riad, Arabi Saudite, më 8 mars, transmeton GazetaBlic Sport.

Ylli britanik është në një seri fitoresh me tre ndeshje, duke mposhtur Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin.

Sa i përket Ngannou, ish- kampioni i peshave të rënda të UFC- së përballet me ‘AJ’, pas një paraqitje fantastike që kishte ndaj Fury.

Kjo luftë do të zhvillohet të premten dhe jo të shtunën për shkak se Çmimi i Madh i Arabisë Saudite do të zhvillohet gjatë të njëjtës fundjavë, me garën e planifikuar për të shtunën, më 9 mars.

Autoritetet saudite e zhvendosën luftën masive të peshave të rënda për të premten, në mënyrë që të mos jetë në të njëjtën ditën me garën e F1 të shtunën.

/GazetaBlic Sport/

You may also like