E pazakontë/ Busti i gjeneralit të vrarë iranian anulon ndeshjen e Championsit aziatik

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të parë në Championsin aziatik në fitoren 3-1 të Al-Nassr kundër Istiklolit.

Por ajo që po shkakton diskutime është ngjarja që ndodhi në ndeshjen e mëparshme mes iranianëve Sepahan dhe sauditëve Al Ittihad, e cila u anulua.

Skuadra saudite nuk doli në fushë në stadiumin “Naghsh-e-Jahan”, në Isfahan, Iran, për shkak të pranisë së bustit të gjeneralit Qassem Soleimani, i cili komandonte njësitë elitare iraniane Quds përpara se të vritej në një sulm me dron amerikan në Irak, në janar 2020, dhe pankartave të tjera politike.

Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi saudit Al Ekhbariya. Pas rreth 30 minutash vonesë, skuadra ku luajnë N’Golo Kante dhe Fabinho u largua nga stadiumi ku prisnin rreth 60 mijë tifozë. Konfederata Aziatike e Futbollit tha se ndeshja u anulua “për shkak të rrethanave të paparashikuara”, pa hyrë në detaje.


Top Channel

You may also like